Postecoglou shpreson në rikthimin e Son për gjysmëfinalen e Europa League
Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou, shpreson se Heung-min Son do të jetë gati për të luajtur në gjysmëfinalen e Europa League.
Tottenham në gjysmëfinale të Europa League do të përballet Bodo/Glimt.
Kapiteni i ‘Spurs’ mungoi në humbjen 5-1 ndaj Liverpoolit të dielën në “Anfield”, dhe kjo ishte ndeshja e katërt radhazi që ai mungon për shkak të një lëndimi në këmbë.
“Do të jetë një garë me kohën për të enjten. Ai po të përpiqet shumë. Nëse nuk është gati për ndeshjen e parë, mendojmë se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë”, ka thënë Postecoglou për ‘BBC Sport’.
Ndeshja e dytë do të luhet më 8 maj në Norvegji, në fushën me bar sintetik të Bodo/Glimt.
