Rama mirëpret Astrit Hasanin: Krenari për drejtimin shqiptar të Federatës Europiane të Peshëngritjes
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur në Odën e Kryeqytetit z. Astrit Hasani, presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes. Ky takim shënon një moment të veçantë krenarie, pasi për herë të parë një shqiptar udhëheq një federatë europiane sportive.
“Është një arritje që flet shumë për përkushtimin, profesionalizmin dhe fuqinë e përfaqësimit tonë në arenën ndërkombëtare,” tha Rama duke theksuar se suksesi i Hasanit është edhe një motivim për të rinjtë shqiptarë që synojnë majat në sport dhe udhëheqje.
Kryeqyteti i Kosovës, siç u theksua gjatë takimit, do të mbetet gjithmonë i hapur për njerëzit që e ngrenë lart emrin e vendit dhe që kontribuojnë në fuqizimin e imazhit ndërkombëtar të shqiptarëve. /Kosova.info/
