Miftaraj: LVV e interpreton gabimisht Kushtetutën në 99% të rasteve, janë të specializuar në shkelje ligjore
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka adresuar kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje duke e akuzuar për keqinterpretim sistematik të dispozitave kushtetuese dhe ligjore.
Sipas Miftarajt, në shumicën dërrmuese të rasteve – plot 99% sipas tij – LVV bën interpretim të gabuar të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ai thotë se kjo parti është tashmë “e dëshmuar dhe e specializuar në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit”.
“Na e kanë dëshmuar me dhjetëra raste se s’dinë me hartuar ligje, përfshirë ligjin për Qeverinë, apo politika që janë në harmoni dhe pajtim me Kushtetutën,” deklaroi Miftaraj.
Ai shtoi se edhe përkrahësit më të flaktë të kësaj partie e kanë të vështirë të justifikojnë këto raste, për shkak të mungesës së argumenteve ligjore. “Nëse s’ka argumente, e zbulojnë ‘ujin e nxehtë’,” përfundoi Miftaraj me ironi.
Këto komente vijnë në një kohë kur interpretimet ligjore dhe kushtetuese të qeverisë aktuale janë bërë objekt i debatit të vazhdueshëm në opinionin publik dhe juridik në Kosovë. /Kosova.info/
