Përplasja rreth dorëheqjes së Qeverisë: Nuk ka betim e as konstituim të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë në seancën e së martës. Që në fillim të saj munguan votat e nevojshme për raportin që i hapte rrugë betimit të deputetëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan kundër.

Votën kundër ata e mbështetën në pretendimin se Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij duhet të japin dorëheqje nga ekzekutivi.

Lëvizja Vetëvendosje e akuzoi opozitën se u bë bashkë me Listën Serbe në mënyrë që të dështonte konstituimi i Kuvendit. /REL/


Go to TOP