Baleti Kombëtar i Kosovës rikthen në skenë `Deadline`
Baleti Kombëtar i Kosovës rikthen në skenë baletin “Deadline” më 17 prill (e enjte), një vepër bashkëkohore që na zhyt në atmosferën dinamike të një redaksie gazete, gjatë epokës së artë të shtypit në vitet 1920, në një metropol evropian.
Koreografi Sead Vuniqi sjell një gjuhë lëvizjeje dinamike dhe ekspresive, për të përshkruar botën plot tension, energji dhe përkushtim të gazetarëve, fotoreporterëve, punëtorëve, stenografistëve dhe sekretareve që bashkëpunojnë nën presionin e afateve.
Ngjarja mbahet nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, Prishtinë.
