Gruaja e Agim Ramadanit vjen me një dedikim në 26-vjetorin e rënies së tij

Në 26 vjetorin e rënies në altarin e lirisë të Agim Ramadanit, gruaja e tij, Shukrije Ramadani, e ka përkujtuar atë përmes një dedikimi në Facebook.

“Gurëve e gurrave që nga ëndrrat i njihje u ngjite me dashuri!  Në  secilin lis nji ëndërr e vare,  e shkurreve i fshehe kujtimet e buzëqeshjes që ta dridhnin zemrën! Çdo mëngjes me copë dielli acarin shkrive e me hukamen e zemres mjegullnajën fshive nga ëndrrat që lindnin dritën! Me sy puthe kreshtat e majave e me  plumba lirinë  pikturove në trupa ujqësh që coptonin veten mes presë së premtuar! Duart më ngrinë bashkë me lulet e ruajtura për ty i miri im! Ti su ktheve shtigjeve ku të prisja, ike, fluturove  në liri!”, ka shkruar ajo. /Kosova.info/


Go to TOP