Abdixhiku refuzon takimin me Kurtin: Fjalët kanë peshë, nuk kapërcejmë dinjitetin për konsultime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka refuzuar një ë për takim konsultativ nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke theksuar se “fjalët kanë peshë” dhe se nuk mund të kapërcejë dinjitetin njerëzor e politik për një takim të tillë.

Në një reagim drejtuar qytetarëve, Abdixhiku ka rikujtuar se LDK dhe mbështetësit e saj kanë qenë subjekt i një gjuhe përçarëse dhe ofenduese nga eksponentë të VV-së para, gjatë dhe pas fushatës. Ai ka theksuar se për LDK-në, fjala është zotim, përgjegjësi dhe besë, prandaj nuk mund të ketë konsultime me ata që kanë cenur dinjitetin e partisë dhe votuesve të saj.

Pavarësisht kësaj, Abdixhiku ka theksuar se LDK mbetet e përkushtuar ndaj proceseve institucionale dhe do të marrë pjesë në seancën e 15 prillit për konstituimin e Kuvendit. Ai ka nënvizuar se LDK njeh të drejtën kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin e qeverisjes dhe, në rast dështimi, të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën.

“Qëndrimet tona janë të qarta. Sepse fjalët kanë peshë,” ka përfunduar Abdixhiku. /Kosova.info/


Go to TOP