Lekaj për formimin e qeverisë: Kurti s’e ka seriozisht, po bën lojëra politike
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur përpjekjet për formimin e Qeverisë së re.
Sot mediat raportuan se ai në adresë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, e ka dërguar një letër ku e fton për konsultime.
Lidhur me këtë ka folur Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Lekaj në Edicionin Special në Klan Kosova deklaroi se Kurti s’e ka seriozisht dhe se po bën lojëra politike.
“Në këtë drejtim iu ka drejtuar LDK-së për të krijuar një narrativë që edhe nëse shkohet në zgjedhje duke u nisur nga ajo se çfarë mendon ai se elektorati i LDK-së mund ta votojë zotërin Kurti dhe për ta goditur LDK-në ka bërë një shkresë të tillë. Mendoj që LDK është e aftë dhe e ka lexuar situatës dhe sipas shumë zyrtarëve të saj i kanë thënë jo letrës dhe bashkëpunimit me zotërin Kurti”, deklaroi Lekaj në Klan Kosova.
