Alexander-Arnold ia ‘rrëmben’ një menaxher Evertonit
Mbrojtësi i djathtë i Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold, pritet të marrë në ekipin e tij të këshilltarëve një figurë të njohur nga rivalët e qytetit, Everton.
Ish-sulmuesi i Evertonit, James Vaughan, i cili deri tani ka punuar si menaxher i huazimeve te klubi “Toffees”, është në rrugë për t’iu bashkuar stafit të Alexander-Arnold.
Sipas ‘The Sun’, Vaughan pritet të bëhet pjesë e ekipit këshillues të yllit të Liverpool-it, në një lëvizje që mund të ndezë rivalitetin mes dy klubeve të qytetit.
Ndërkohë, Alexander-Arnold është duke u përgatitur për një largim të bujshëm nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni, me destinacion Real Madridin.
Kontrata e mbrojtësit anglez përfundon në qershor, dhe lojtari pritet t’i bashkohet Real Madridit me parametra zëro, duke përmbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm me “The Reds”.
