FSK kryen trajnim për menaxhimin e vijave të zjarrit
Forca e Sigurisë së Kosovë ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”.
Në njoftimin e FSK-së bëhet e ditur se ky kurs ka për qëllim trajnimet e specializuara për udhëheqësit dhe mbikëqyrësit në operacionet e poligoneve dhe menaxhimin e vijave të zjarrit, duke siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë në terren.
Tutje theksohet se ky trajnim është një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe efikas gjatë ushtrimeve dhe trajnimeve në poligonet e stërvitjes.
“Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë përpjekjet e saj për ofrimin e trajnimeve të nivelit profesional, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë në përballimin e detyrave ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Kosova.info/
