Arrestohen një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Fushë-Kosovë.
Policia njofton se burrë e grua janë rrahur mes vete.Njëri prej tyre fillimisht kishte pranuar tretman mjekësor dhe pasi janë intervistuar, të dy janë dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 03.04.2025, 06:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur në mes vete. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
