Anton Kolaj: LDK përpara sfidave, nevojitet unitet dhe menaxhim i mirë
LDK ka shënuar një rritje relative në zgjedhjet e fundit, një rikthim i konsiderueshëm krahasuar me rënien e saj katër vite më parë. Ky rezultat mund të shihet si një mundësi për forcim të mëtejshëm, por sfidat e brendshme mbeten të pranishme.
Ish-sekretari i LDK-së, Anton Kolaj, ka theksuar nevojën për një qasje profesionale dhe menaxhim të mirë për të kanalizuar kritikat dhe pakënaqësitë e brendshme në një sinergji vepruese. Ai bën thirrje që strukturat drejtuese dhe anëtarësia e gjerë të angazhohen aktivisht, veçanërisht para zgjedhjeve lokale duke ruajtur mendimin kritik, por duke e përdorur atë për unitet dhe bashkëpunim.
Sipas Kolajt, LDK duhet të shmangë kakofoninë teorike dhe përplasjet e brendshme duke u fokusuar te aftësia për të menaxhuar sfidat dhe për t’u përballur me konkurrentët politikë. Ai thekson se votuesit e LDK-së nuk presin përçarje të brendshme, por një lidership të aftë që mund të menaxhojë situatat e ndërlikuara brenda partisë dhe të sigurojë një qasje të fortë për zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/
