Mushkolaj ironizon: Përnime Prishtina ka vuajtur për Manajn!
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të nënkryetarit të ri të Prishtinës, Shkëmb Manaj, i cili mohoi se emërimi i tij kishte lidhje me skandalin e votave të diasporës në LDK.
Mushkolaj, përmes një postimi, e vuri në pikëpyetje këtë pretendim duke nënkuptuar se zgjedhja e Manajt nuk ka qenë domosdoshmëri për Prishtinën.
“Ta merr mendja që Prishtina ka vuajtur për Manajn. Mos bre. Mos,” shkroi ai me një ton ironik duke e vënë në dyshim arsyet e vërteta të këtij emërimi.
Debati mbi ndikimin e skandalit të votave të diasporës në strukturat e LDK-së vazhdon të jetë një temë e nxehtë në opinionin publik. /Kosova.info/
