Krasniqi: LDK-ja e rikultivoi një bombë të kurdisur me Doarsa Kicën
Ish-kryetari i LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi, ka kritikuar ashpër drejtimin që ka marrë partia në kuadër të reformave dhe prurjeve të reja duke e cilësuar Doarsa Kicën si një nga dëmet më të mëdha ndaj frymës rugoviane.
Sipas Krasniqit, në vend që LDK-ja ta distanconte veten nga fryma populiste dhe agresive e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ajo ka rikultivuar një figurë që përfaqëson pikërisht këtë qasje, duke e quajtur Kicën një “bombë të kurdisur me sahat”, e cila mund t’i japë partisë një goditje të re.
“Në momentet kritike kur LDK-së i duhet qetësia, debati racional dhe vizioni për tejkalimin e vështirësive, përmes Doarsa Kicës po promovohet një gjuhë përçarëse, jo tolerante dhe agresive ndaj atyre që kanë qenë mbështetës të LDK-së ndër vite,” ka deklaruar Krasniqi.
Këto qëndrime vijnë në një kohë kur debati për orientimin politik të LDK-së është bërë gjithnjë e më i ashpër brenda strukturave të saj. /Kosova.info/
