LDK takon Sekretarin e Jashtëm britanik David Lammy, diskutohen zhvillimet politike
Sot, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili bashkë me anëtarët e Kryesisë, Muhamet Hamiti dhe Alush Gashi takuan Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.
LDK njofton se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre çështjeve.
“LDK vlerëson po ashtu mirëpret emërimin e ambasadores Karen Pierce si e Dërguar e Posaçme për Ballkanin Perëndimor. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson dhe falënderon Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në proceset e shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së. /Kosova.info/
