Hetuesit e IPK-së arrestojnë një zyrtar policor me dyshimin për “rrezikim të trafikut publik”

Hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për “rrezikim të trafikut publik”.

“IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare”, njofton IPK.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore .

Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa  personi i  lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.

“Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes,  zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.  Të njëjtit  me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e  ndalimit për 48 orë. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, njofton IPK. /Kosova.info/


Go to TOP