Kurti: Pas përfshirjes së votave të diasporës, LVV fiton edhe në Klinë

Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përditësim në lidhje me hartën e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare 2025, duke sqaruar se postimi i tij i mëparshëm nuk përfshinte votat e mërgatës, të votuesve me kushte të veçanta dhe atyre me nevoja të veçanta.

Sipas tij, pas përfshirjes së këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje! (LVV) ka dalë e para edhe në komunën e Klinës, duke e shndërruar atë në një komunë të dominuar nga LVV në hartën elektorale. Kurti kërkoi falje për lëshimin e mëparshëm dhe falënderoi qytetarët për përkrahjen.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kurti, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, LVV ka fituar në 22 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në dy, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate në dy, Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) në një, ndërsa Lista Serbe (LS) në 10 komuna, gjashtë prej të cilave janë komuna të krijuara sipas Pakos së Ahtisaarit. /Kosova.info/


Go to TOP