Njohja nga Kenia, ambasada britanike uron Kosovën

Ambasada britanike ka uruar Kosovën për njohjen nga Kenia.

“Urime Kosovë për vendimin e Kenias për ta njohur pavarësinë e Kosovës! Kjo vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, thuhet në urimin e kësaj ambasade.

Shteti afrikan njohu shtetësinë e Kosovës më 26 mars, njohje kjo që erdhi pas vjetësh të ngecjes së këtij procesi, transmeton Klankosova.tv.

Ajo u sigurua nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili dha edhe detaje për arritjen e saj.

Në një postim në Facebook, ai tha se që nga viti 2009 kishte lobuar dhe biseduar me autoritetet keniane për ta arritur njohjen. /Kosova.info/


Go to TOP