Nxënësja në Gjakovë ngacmohet seksualisht nga punëtori i bufesë së shkollës

Një e mitur është ngacmuar në një shkollë në Gjakovë nga një person i rritur i cili punon në bufenë e shkollës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tregoi se policia është në kërkim të të dyshuarit.

“Sot, rreth orës 08:30, një qytetar ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është ngacmuar, në një shkollë në Gjakovë, nga një person i rritur, i cili punon në bufenë e shkollës. Rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “ngacmim seksual”, përderisa jemi në kërkim të të dyshuarit”, ka thënë Elezaj.


Go to TOP