Osmani thekson urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës

Sot, gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së, presidentja Vjosa Osmani theksoi “urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së.”

Ajo gjithashtu diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë dhe për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Po ashtu diskutuam për hapat drejt konstituivit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani theksoi se “Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim.” /Kosova.info/


Go to TOP