Policia apel për motoçiklistët: Respektoni rregullat e trafikut!
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht për motoçiklistët, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Në një njoftim të publikuar, policia apelon që të gjithë motoçiklistët të mbajnë helmetën gjatë ngasjes, pasi ajo mund të reduktojë ndjeshëm lëndimet në rast aksidenti. Gjithashtu, autoritetet i bëjnë thirrje motoçiklistëve të përmbahen nga shpejtësia e tepërt, të përdorin sinjalet gjatë ndërrimit të drejtimit dhe të mbajnë distancën e duhur nga automjetet e tjera në rrugë.
Policia gjithashtu nënvizon rëndësinë e përdorimit të të dy frenave për të ndaluar me siguri dhe shmangien e pikave të padukshme dhe këndeve të vdekura gjatë vozitjes.
Kujdesi i secilit individ mund të shpëtojë jetë, thekson Policia e Kosovës, duke apeluar që të gjithë të respektojnë rregullat e sigurisë rrugore.
Për ndihmë ose informacione të tjera, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në adresën e-emailit [email protected]. /Kosova.info/
