Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

Nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00, në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor të stacionit Qendra,  ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i kanë sekuestruar një thikë dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin”, njofton Policia.

Personi i dyshuar është B.T, 23 vjeç dhe me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh. /Kosova.info/


Go to TOP