Ushtarët polakë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri

Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, zhvilluan patrullime në veri të Kosovës për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt.

Në njoftim thuhet se ushtarët e KFOR-it në mënyrë rutinore zhvillojnë patrulla ditore nëpër komuna të shumta të Kosovës në përpjekje për të ruajtur paqen në rajon.

“Qoftë duke patrulluar në mënyrë të pavarur ose duke u bashkuar me partnerët tanë të reagimit të sigurisë, KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj misionit tonë”, thuhet në njoftim.

Tutje, KFOR-i thotë se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. /Kosova.info/

Go to TOP