“Bëhu Veterinar i së Nesërmes” – FBV i hapur për aplikime

Departamenti i Mjekësisë Veterinare në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës, përmes një video-mesazhi, fton të gjithë të apasionuarit pas kafshëve dhe shkencës të aplikojnë për programin studimor në këtë fushë.

Ky program ofron mundësinë për të ndihmuar kafshët dhe për të ndërtuar një karrierë me ndikim në shëndetin veterinar. Me një kombinim të teorisë dhe praktikës, studentët përgatiten për t’u bërë profesionistët e së nesërmes në kujdesin ndaj kafshëve.

📍 Aplikimet janë të hapura! Bashkohu me brezin e ardhshëm të veterinerëve dhe kontribuo në një të ardhme më të mirë për kafshët dhe shoqërinë! /Kosova.info/


Go to TOP