Morina: Pse LDK-së i kërkohet reformim i thellë, ndërsa VV-së jo, edhe pas tradhtisë në Ohër?
Gazetari Idriz Morina ka ngritur një sërë pyetjesh kritike mbi trajtimin e reformave brenda partive politike në Kosovë duke vënë theksin te Vetëvendosje (VV) dhe trajtimi i saj pas marrëveshjes së Ohrit dhe angazhimeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, ndërsa LDK-së i kërkohet reformim i thellë, nuk po ndodh e njëjta gjë me VV-në, pavarësisht se kjo e fundit ka pranuar Asociacionin në shkresën dërguar Këshillit të Evropës duke u zotuar për zbatimin e tij. Ai kritikon faktin që Qeveria e Kosovës ia ka lënë Bashkimit Evropian krijimin e një statuti antikushtetues, të cilin, siç thotë Morina, duhej ta hartonte vetë Kosova.
Në këtë kontekst, ai thekson se e majta politike shpesh etiketohet si patriotike, edhe kur, sipas tij, merr vendime që dëmtojnë interesat e shtetit. Morina përmbyll analizën e tij duke bërë thirrje për reforma të thella në të gjitha partitë shqiptare, por mbi të gjitha, për rikthim te mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar. /Kosova.info/
