Therrje në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona dyshohet të jenë therrur nga një përleshje në rrugën ” Fehmi Agani”në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast (me  mjet të  mprehtë) dyshohet të jenë lënduar dy persona ( shtetas të huaj) të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka konfirmuar ajo.

Go to TOP