Matoshi akuzon militantët e VV-së për sulme ndaj tij, ndërsa Kurti lavdëron Iztok Tory-n

Publicisti Halil Matoshi ka reaguar pas vdekjes së gazetarit slloven Iztok Tory duke rikujtuar kontributin e tij në dokumentimin e represionit serb në Kosovë në vitin 1989. Matoshi theksoi se ai dhe disa intelektualë tjerë ishin pjesë e dokumentarit të Tory-t, i cili e transmetoi të vërtetën për Kosovën.

Megjithatë, ai kritikoi ashpër militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas tij, kanë shpërndarë sekuenca nga ky dokumentar duke e paraqitur atë si bashkëpunëtor të paramilitarëve serbë gjatë luftës.

Matoshi akuzoi Vetëvendosjen se për pesë vite e ka denigruar publikisht përmes dezinformatave dhe përdorimit të pamjeve të shkëputura nga dokumentari.

Ai gjithashtu kritikoi kryeministrin Albin Kurti për vlerësimin e tij ndaj Tory-t, ndërsa nuk u distancua asnjëherë nga sulmet e militantëve të tij kundër personazheve të atij dokumentari. Sipas Matoshit, Kurti lavdëron të huajt, por sulmon figurat vendase, sidomos gazetarët, dhe paralajmëroi se kjo sjellje do të ketë pasoja. /Kosova.info/


Go to TOP