SBASHK-u takon drejtuesit e EI dhe ETUCE, diskutohet mbrojtja e arsimit publik në Kosovë

Delegacioni i SBASHK-ut, përbërë nga nënkryetarja Vjollca Shala dhe sekretari i përgjithshëm, Ymeri Ymeri, sot ka mbajtur një takim me sekretarin e përgjithshëm të Edukimit Ndërkombëtar (EI), David Edwards, i shoqëruar nga kryetari i ETUCE, John MacGabhann.

Përmes një komunikate për medie, SBASHK-u  ka bërë me dije se gjatë këtij takimi u diskutua mungesa e dialogut social në Kosovë, angazhimi i vazhdueshëm i SBASHK-ut për mbrojtjen dhe promovimin e anëtarësisë, si dhe mbështetja që institucionet EI dhe ETUCE po ofrojnë organizatave anëtare, duke përfshirë edhe SBASHK-un.

“Edwards ka përgëzuar SBASHK-un për punën e rëndësishme në Kosovë, duke theksuar pjesëmarrjen aktive në takimet ndërkombëtare të EI dhe ato evropiane të ETUCE, ku instituti ka dhënë kontribut në çështje kyçe. Ai ripërsëriti angazhimin e EI-së dhe theksoi se do të mbetet gjithmonë në krah SBASHK-ut për të siguruar përfaqësim në çdo forum, si në nivel botëror ashtu edhe në atë evropian, duke bashkëpunuar në fushatën për mbrojtjen e arsimit publik në Kosovë”,  thuhet në komunikatë.

Tutje, theksohet se gjatë ditës, delegacionin e SBASHK-ut e priti edhe një takim në zyrën e Drejtorit të ri të ETUCE,  Jelmer Evers, ku u diskutua fillimi i punës së tij, vendim i cili po përgatitet për vitin 2025. Në këtë rast, u shprehu edhe mbështetja e SBASHK-ut për aktivitetet që po ndërmerren në përkrahje të anëtarësisë, si dhe për mundësinë që, sa më e afërt të jetë e mundur, të vizitohet Kosova.

“Delegacioni i SBASHK-ut falënderon Edwards për mbështetjen që EI ka ofruar SBASHK-ut edhe përpara viteve ‘90, dhe sidomos për periudhën menjëhershme pas luftës, kur u ndërtonin dhe paiseshin shkollat e para që ishin djegur gjatë konflikteve në Kosovë. Gjithashtu, shprehet mirënjohja e përjetshme për Sekretarin e Përgjithshëm të atëherë,  Fred Van Leeuwen, i cili ka qenë gjithmonë në krah SBASHK-ut në ditët më të vështira për popullin e Kosovës”, thuhet më tej në komunikatën e SBASHK-ut. /Kosova.info/

Go to TOP