KQZ në pritje të Supremes për vendimmarrje, pastaj rezultatet përfundimtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë në pritje të vendimmarrjes nga Gjykata Supreme edhe për një rast ankese që vazhdon të jetë në trajtim aty, e pastaj të dalin me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore.
Tregoi se para thirrjes së mbledhjes për shpalljen e rezultateve, KQZ-ja do të marrë konfirmimet nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme nëse në këto institucione ka ndonjë ankesë që kërkon vendimmarrjen e tyre dhe nëse KQZ-ja mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare.
