Kurti takon ambasadorin Orav: Diskutim për ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhje dhe bashkëpunimin me BE-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Së bashku, biseduan rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe Evropë.

Pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë. /Kosova.info/


Go to TOP