Berisha: Qëndrimi i prerë i LDK-së kundër bashkëqeverisjes me VV-në është patriotik
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Berisha, ka theksuar se qëndrimi i LDK-së kundër një bashkëqeverisjeje me Lëvizjen Vetëvendosje është një vendim patriotik, i cili kundërshton përçarjen shoqërore dhe izolimin e Kosovës.
Ai ka shtuar se LDK nuk do të hyjë në qeveri pa postin e kryeministrit, duke e cilësuar këtë si një qëndrim afatgjatë dhe të bazuar në rritjen e mbështetjes që partia synon të marrë përmes votës.
Sipas Berishës, ky nuk është një kompromis apo kërkesë për lëmoshë politike, por një objektiv legjitim që do të arrihet me meritë.
Në fund, ai ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së fjalës para votuesve, duke u bazuar në projektin për të cilin ata kanë votuar. /Kosova.info/
