Krasniqi ngre dyshime për votat e diasporës për LDK: Cila skemë e prodhoi këtë rezultat?
Gazetari Besnik Krasniqi ka ngritur dyshime mbi rezultatin e votave nga diaspora për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) duke vënë në pikëpyetje përqindjet e larta që kanë marrë disa kandidatë krahasuar me votat brenda vendit.
Në një reagim publik, Krasniqi ka krahasuar rezultatet e LDK-së në disa komuna duke theksuar se në Skënderaj kandidati i LDK-së mori 1.94% të votave brenda vendit, ndërsa nga diaspora rezultoi me 29.69%, apo 15 fish më shumë.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Drenas, ku LDK mori 3.07% brenda vendit, ndërsa nga diaspora 31.94%, apo 10 fish më shumë.
“Si është e mundur që në çdo komunë, në krye të listës së votave nga diaspora të jenë të njëjtit kandidatë?”, shkroi Krasniqi duke përmendur emrat e Hysen Çekaj, Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Gazmend Muhaxheri, Bahrije Hyseni dhe Alban Zogaj.
Këto dyshime vijnë në një kohë kur rezultatet e diasporës po vazhdojnë të diskutojnë për ndikimin që mund të kenë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. /Kosova.info/
