Salihu kritikon ashpër Qosjen: “Panteoni i rralluar” apo “I ringjalluri i penduar”?
Analisti Fitim Salihu ka reaguar ndaj deklaratave të akademikut Rexhep Qosja, i cili së fundmi ka sulmuar gjyqësorin në Kosovë. Përmes një postimi, Salihu e ka cilësuar sjelljen e Qosjes si të ngjashëm me atë të një “militanti injorant” duke e krahasuar me “akademikun Agim Bahtiri”.
Salihu ka ngritur dyshime se përse Qosja po sulmon sistemin e drejtësisë pikërisht në kohën kur po hetohet korrupsioni në qeverinë e Albin Kurtit. Ai ka shtuar se akademiku nuk ka mbajtur kurrë më parë qëndrime të tilla ndaj drejtësisë duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë përfituar ose ai, ose familjarët e tij nga qeveria aktuale.
“Pse bash tash? A ka përfituar edhe ai diçka nga ky korrupsion? Apo ndonjë familjar i tij? Pse nuk foli për skandalet korruptive të kësaj qeverie?” ka shkruar Salihu.
Reagimi i tij ka ngjallur debat në rrjete sociale duke rikthyer në vëmendje polemikat mbi rolin e intelektualëve në raport me politikën dhe drejtësinë.
