Kryeministri çek Fiala uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë: Mbështesim integrimin euroatlantik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,

“Shfrytëzoj rastin t’ju siguroj mbështetjen e Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të vendit tuaj dhe integrimin e tij evropian dhe euroatlantik”, thuhet në urim.

Më tej, kryeministri çek Fiala shkruan se mezi pret vazhdimin e zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve.

Përkthimi jozyrtar i letër urimit:

I nderuar kryeministër,

Më lejoni që t’ju uroj përzemërsisht për përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Shfrytëzoj rastin t’ju siguroj mbështetjen e Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të vendit tuaj dhe integrimin e tij evropian dhe euroatlantik.

Mezi pres vazhdimin e zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve reciproke tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve.

I juaji besnikërisht /Kosova.info/


Go to TOP