Prokuroria Speciale kërkon nga gjykata që ta urdhërojë Albin Kurtin të paraqitet për intervistim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Arsyeja e kësaj kërkese nga PSRK-ja është që të urdhërohet kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet për t’u intervistuar si dëshmitar.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Themelores, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se kërkesa është duke u shqyrtuar.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, deklaroi ajo për Klankosova.tv

Dy herët e kaluar, shefi i Qeverisë e kishte refuzuar ftesën PSRK-së.

Bile, ai i pati ftuar prokurorët në zyrën e tij.

“Prokurorët kanë ardhur në Kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them ‘S’po vij’, të shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, pati thënë Kurti.


Go to TOP