Misioni i SHBA-së në NATO: Vazhdon përpjekja për mjedis të sigurt në Kosovë

Misioni i SHBA-së në NATO ka shkruar për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në faqen zyrtare, në platformën “X”.

Në postimin e misioni amerikan në Aleancën Veri-Atlantike thuhet se kjo javë shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një testament i qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës.

“Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për ushtarët e SHBA-së dhe forcat aleate për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion për mbështetjen e paqes i nisur në vitin 1999”, thuhet në postim.

Tutje theksohet se përpjekjet e tyre vazhdojnë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP