Abdixhiku takon ambasadorin italian, kërkon certifikim të shpejtë të rezultateve zgjedhore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike, qëndrimet e LDK-së dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në këtë takim, Abdixhiku theksoi rëndësinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) duke vënë në pah nevojën për respektimin e plotë të parimeve demokratike.

Në përmbyllje të bisedës, kryetari i LDK-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës dhe angazhimin për bashkëpunim të mëtejshëm në zhvillimin e vendit. /Kosova.info/


Go to TOP