Abdixhiku pret ambasadorin e BE-së, kërkon përmbyllje të shpejtë të procesit zgjedhor

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në selinë qendrore ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi mbi situatën politike dhe procesin zgjedhor.

Abdixhiku theksoi se LDK respekton vullnetin qytetar dhe kërkoi nga KQZ që të mbyllë sa më parë numërimin dhe certifikimin e rezultateve, duke shmangur vonesa të mëtejshme.

Ai gjithashtu ritheksoi angazhimin e LDK-së për integrimin evropian të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP