Mbreti i Suedisë uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë
Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka dërguar një mesazh urimi për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Mbreti Carl Gustaf R ka shprehur urimet më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës, duke i dëshiruar vendit prosperitet dhe mirëqenie për qytetarët e tij.
Ky mesazh vjen në kuadër të urimeve nga liderë dhe personalitete ndërkombëtare që po e përgëzojnë Kosovën për përvjetorin e saj të pavarësisë. /Kosova.info/
