Mekuli paralajmëron për rrezikun politik në Kosovë: Republika në rrezik, identiteti shqiptar po zbehet

Publicisti dhe aktivisti Gëzim Mekuli, një nga zërat kritikë ndaj situatës politike në Kosovë, ka bërë një reagim të ashpër, duke e krahasuar momentin aktual me vitin 1933, kur Adolf Hitleri erdhi në pushtet në mënyrë legjitime, duke eliminuar më pas çdo kundërshtim.

Në një postim publik, Mekuli i drejtohet opozitës PDK, AAK dhe LDK, duke i akuzuar për neglizhencë dhe përqendrim në çështje të parëndësishme në vend që të mbrojnë shtetin nga, siç e quan ai, një “katastrofë e afërt”. Ai kritikon gjithashtu rolin e mediave, akademisë dhe shoqërisë civile për mungesën e reagimit ndaj situatës së krijuar.

“Kosova po shkon drejt fatkeqësisë, Republika në rrezik të rrënohet, identiteti shqiptar po zbehet,” shkruan ai duke ngritur alarmin për rrezikun që, sipas tij, po i kanoset shtetit.

Mekuli i drejtohet edhe veteranëve të UÇK-së, duke i pyetur nëse do të lejojnë që “2-3 veta t’i shesin dhe t’i kthejnë në kondom të PDK-së dhe AAK-së”. Ai akuzon akademitë në Prishtinë dhe Tiranë për mungesë reagimi, duke i quajtur “të shitura ose të vdekura”. /Kosova.info/


Go to TOP