Osmani: Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Takim i shkëlqyer me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Munih. Si dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë.
Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik. /Kosova.info/
