Të shtunën në Prishtinë mbahet turneu i boksit `PAVARËSIA`

Boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria pritet të ndeshen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Federata e Boksit e Kosovës ka organizuar edicionin e shtatëmbëdhjetë të turneut ndërkombëtar “PAVARËSIA”, i cili do të mbahet më 15 shkurt. 

Meçet do të nisin nga ora 13:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK.

Turneu “PAVARËSIA” tashmë është një aktivitet tradicional.  

Go to TOP