Rinis numërimi i votave në sallën `1 tetori`

Pas një pauze prej një ore, ka nisur përsëri numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit, në sallën “1 tetori”. Sipas raportimeve nga terreni, ndërrimi i pasdites i komisionarëve ka nisur punën me vonesë për shkak të disa përditësimeve që i janë bërë sistemit.

Numërimi i votave është përcjelle me ngecje e pengesa të herëpashershme.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, paradite nuk është arritur përfundimi i asnjë kutie, për shkak të problemeve me sistemin, i cili ka rënë vazhdimisht, duke bërë që të gjithë procesi të nisë nga fillimi.

Raportohet se momentalisht, janë përfunduar 5 kutitë e para, ndërkohë që 10 kuti të tjera janë ende në proces.

Numri total i kutive në “1 tetori” është 258.

Vëzhguesit partiak thonë se vetëm dy kuti votimi u numëruan në `1 tetori`

Vetëm dy kuti votimi, nga 258 sa ka Prishtina janë numëruar qysh nga nisja e procesit të numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit, në sallën “1 tetori”.

“Nga ajo çka më kanë thënë vëzhguesit e partive politike, nga dje kur ka nisur ky proces, vetëm dy kanë përfunduar”, tha ajo.

Ndërkohë, ajo tha se ndonëse ndërrimi i pasdites i komisionarëve parashihet të jetë nga ora 16:00, ata edhe në ora 17:00 ende nuk kishin nisur punën në numërim.

Dita e djeshme në këtë qendër numërimi në Prishtinë u përcoll me pengesa të herëpashershme  për shkak të rënies së sistemit ku futeshin të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.


Go to TOP