Rohde përgëzon Kosovën për progres në luftën kundër korrupsionit
Kosova është ngritur për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të “Transparency International”. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar institucionet e Kosovës për këtë arritje .
Rohde përmes një postimi në platformën X, ka thënë se y sukses tregon përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë.
“Që nga ardhja ime këtu në 2020, Kosova është ngritur me 31 vende në Indeksin e Transparency International, duke u renditur tani në pozitën e 73-të në nivel global dhe të dytën në rajon pas Malit të Zi. Ky sukses tregon përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë. Vazhdoni me këtë trend pozitiv!”, ka shkruar Rohde. /Kosova.info/
Kudos! Since my arrival in 2020, 🇽🇰 has climbed 31 places in the @anticorruption's Index, now ranking 73rd globally, 2nd in the region behind 🇲🇪. This achievement highlights 🇽🇰's dedication to rule of law, transparency & good governance. Keep up this positive trend! pic.twitter.com/LFyg7Bs55P
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 11, 2025
