Syla: Koalicioni VV-LDK mund të sjellë zgjidhjen për presidentin, opozita pa mundësi për qeverisje

Gazetari dhe diplomati Donat Syla ka komentuar mundësitë për formimin e një qeverie në Kosovë pas zgjedhjeve të ardhshme, duke theksuar se një koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe LDK-së, nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, është opsioni më realist për zgjidhjen e çështjes së Ppresidentit.

Syla theksoi se nëse VV dhe LDK bashkëpunojnë, me mbështetje të minoriteteve jo serbe dhe mundësisht një vote nga një “ademhoxhe”, do të mund ta arrijnë një shumicë të mjaftueshme për të zgjedhur Presidentin.

“Nuk shoh mundësi për një qeveri nga opozita (PDK+LDK+AAK). S’ka numra për çështjen e Presidentit që duhet zgjedhur në fillim të vitit të ardhshëm,” shtoi ai.

Syla përfundoi duke theksuar se nëse koalicioni VV-LDK nuk realizohet, mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në fund të pranverës është e pashqyrtueshme duke paralajmëruar një periudhë të pasigurt në politikën kosovare. /Kosova.info/


Go to TOP