Lëndohen katër policë duke ndjekur një të dyshuar në Gjilan
Një person është arrestuar mbrëmë në Gjilan për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi i njëjti fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë.
I njëjti gjatë ikjes kishte goditur disa herë veturën e policisë që ishte në ndjekje të tij.
Për pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër policët që ishin në veturë, duke marrë edhe trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë. I dyshuari gjatë ikjes disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë. Lidhur me rastin personi i dyshuar është ndaluar nga njësia policore dhe i njëjti është futur nën kontroll”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje theksohet se zyrtarët policorë dhe dy personat që ishin në veturë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/
