Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e dy grave në Kaçanik. 

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur nga viti 2012 deri në vitin 2019.

“Kaçanik / 2012-2019. Më 21.01.2025 dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me 29.01.2025 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Go to TOP