Vrasja e Liridona Ademjat, më 27 janar nis gjykimi ndaj të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin për mbajtjen e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlina Gashi.

“Seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M., G.P., K.K., dhe T.D. është caktuar të mbahet me datë 27 janar 2025, në ora 11.00”, thuhet në përgjigjen e Gashit për ‘Betimi për Drejtësi’

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.


Go to TOP