Real Madrid merr fitore me mund kundër Valencia
Real Madrid ka arritur një fitore dramatike ndaj Valencia, duke triumfuar 2-1 dhe duke marrë kreun e tabelës në La Liga me dyzet e tri pikë, dy më shumë se Atletico Madrid.
Valencia e ka nisur ndeshjen më mirë në “Mestalla” dhe ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e shtatë përmes Duro, rezultat me të cilin është mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Real Madrid ka pasur mundësinë për të barazuar në minutën e pesëdhjetë e pestë, por Bellingham ka dështuar nga pika e bardhë, duke humbur penalltinë. Vetëm katër minuta më vonë, Mbappe e ka dërguar topin në rrjetë, por goli është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.
Situata është përkeqësuar për madrilenët në minutën e shtatëdhjetë e nëntë, kur Vinicius Junior është ndëshkuar me karton të kuq pas një përplasje me portierin Dimitrievski, duke lënë skuadrën e Carlo Ancelott me dhjetë lojtarë.
Megjithatë, tekniku italian ka reaguar duke e futur në lojë Luka Modric, i cili ka shënuar golin e barazimit në minutën e tetëdhjetë e pestë, duke rikthyer shpresat për një rezultat pozitiv.
Në minutën e gjashtë të kohës shtesë, pas një gabimi në mbrojtjen vendase, Bellingham ka realizuar golin e fitores, duke e përfunduar ndeshjen me përmbysje.
