Kandidatja për deputete Teuta Millaku, mirëpret mbështetje nga përfaqësuesja gjermane Lena Oblinger
Në një takim miqësor të mbajtur sot në Kosovë, kandidatja për deputete mirëpriti zonjën Lena Oblinger nga Gjermania, përfaqësuese e njërës prej familjeve më të suksesshme gjermane, familja Oblinger. Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës së zonjës Oblinger në Kosovë, ku u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me të kaluarën historike dhe të ardhmen e vendit.
Gjatë kësaj vizite, zonja Oblinger dhe kandidatja për deputete Teuta Kodra Millaku vizituan kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, një vend me rëndësi të madhe historike dhe simbol i sakrificës dhe lirisë për popullin e Kosovës. Diskutimet mes tyre përfshinë reflektimin mbi të kaluarën historike të vendit dhe sakrificat e popullit të Kosovës për liri.
Në këtë takim u theksua gjithashtu potenciali i madh që ka Kosova për zhvillim ekonomik, si dhe përvoja dhe suksesi i saj në tregun gjerman.
Gjatë këtij takimi, zonja Lena Oblinger shprehu mbështetjen e saj të pakursyer për kandidaturën e kandidates për deputete në Kuvendin e Kosovës Teuta Kodra Millaku. Kjo mbështetje konsiderohet si një kurajë dhe motiv shtesë për të vazhduar rrugën drejt përfaqësimit të qytetarëve të Kosovës në Kuvend.
Kandidatja për deputete theksoi se, si deputete e ardhshme në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohet që gratë në biznes të kenë një zë të fuqishëm dhe të jenë pjesë aktive e zhvillimit ekonomik të vendit. Ajo shpreh vendosmërinë e saj për të mbështetur dhe promovuar gratë në biznes, duke kontribuar kështu në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për të gjithë.
Ky njoftim është bërë publik në faqen zyrtare të Facebook-ut të kandidates për deputete, ku ajo ndau detaje të takimit dhe shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e zonjës Lena Oblinger./kosova.info
